Ora News –Çelet panairi i punës në Shkodër, mundësi punësimi për të rinjtë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër është çelur Panairi i Punës, i cili shihet si një mundësi punësimi për qindra të rinj. Në panair, biznese, lokale, por edhe përfaqësues të fasonerisë së bashku me shkollat e mesme profesionale, po prezantojnë mundësitë për punësim, dhe alternativën për të ardhmen që ofron arsimi profesional.
Panairi i Punës dhe Biznesit 2016 mblodhi në Shkoder grupet e interesit, shkollat e mesme profesionale, Universitetin?Luigj Gurakuqi?, zyrën e punës, dhoma e tregtisë dhe industrisë si dhe bizneset lokale që prezantuan markën e tyre.
E kur flitet për Shkodrën situata vijon të mbetet problematike ku 5290 punëkërkues janë të regjistruar zyrtarisht, nga të cilat 49% femra për 320 vende pune të lira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/celet-panairi-i-punes-ne-shkoder-mundesi-punesimi-per-te-rinjte/