Ora News –Asnjë gjurmë për Balilin, policia gjen dy pistoleta në banesa

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit tha se ka angazhuar 200 forca policie për zbatimin e urdhër-arrestit për ish-drejtorin e Transporteve në Sarandë, Klement Balili.
Pavarësisht angazhimit të forcave speciale RENA, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe strukturave të tjera policore, nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Policia e Shtetit sqaron se nga ?kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambienteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Klement Balili?.
44-vjeçari banon në fshatin Stjar të Sarandës.
Policia e Shtetit thotë se gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Balilit dhe një të afërmi të tij janë gjetur armë pistoleta.
?Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë?, thuhet në reagim.
Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fnsh-dhe-renea-ne-aksion-per-arrestimin-e-balilit-gjenden-dy-pistoleta/

Recommended