Ora News – Basha: Për para dhe pushtet, Edi Rama shkel ligjin dhe mbron kriminelët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për paratë dhe pushtetin e vet, kjo qeveri shkel ligjin, mbron kriminelët, godet të pambrojturit. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para strukturave në Mirditë, duke theksuar se kryeministri Edi Rama, të vetmin shqetësim ka pasurimin e tij dhe klientëve.
Përplasja e Policisë së Lezhës me atë të Rrëshenit për 4.2 tonë të kapura në ish-pularinë e qytetit, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është dëshmia e kthimit të shtetit në një bandë e cila përplaset për pazare droge.
Para demokratëve të Mirditës, Basha tha se qeveria forcën e ligjit e tregon duke dhunuar të pamundurin.
Basha: ?U rrethua ish-pularia sepse ishte sinjalizuar prani e madhe e drogës. Çfarë ndodhi?! Policia e Rrëshenit u tërhoq, iku fare nga skena, Policia e Lezhës nuk pranonte të ndërhynte. A nuk janë këta policët që i marrin shpirtin qytetarit se nuk ke vënë rripin e sigurisë?! A nuk janë këta që Saimir Tahiri i çon për të marrë fermerin, fshatarin, qytetarin që vë pesë tjegulla në çatinë e vet dhe i rras brenda, i terrorizon, apo për një faturë tatimore, apo për çështje të energjisë dhe kur shkojnë te pularia për të kap drogën sillen si pulat vetë.?
Basha tha se kryeministri, Edi Rama, në 3 vite qeverisje ka treguar se i vetmi shqetësim i tij është pasurimi i tij dhe klientëve të pushtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-per-para-dhe-pushtet-edi-rama-shkel-ligjin-dhe-mbron-kriminelet/

Recommended