Report TV - Shkodër, treni përplas për vdekje 74-vjeçarin, po transportonte dru

  • 7 years ago
Një i moshuar gjeti vdekjen pasi u përplas nga treni i udhëtareve i linjës Shkodër - Tiranë. Ngjarja u regjistrua në orën 07.40 minuta të së martës tek ura e Kirit në afërsi të Shkodrës dhe viktima u identifikua si Nikë Hasanaj. Mësohet se ai ka qenë duke shkuar drejt banesës së tij dhe ka qene i ngarkuar me lëndë drusore, kur u përplas.

Ai nuk arritur ta shohë trenin dhe as drejtuesi i lokomotivës nuk e ka pikasur në kohë viktimën, për pasojë nuk ka mundur ta ndalojë në kohë. Me të marre njoftimin në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe autoambulanca e cila dërgoi trupin e pajetë ne morg.

Nga veprimet paraprake viktimës iu konstatuan disa dëmtime në trup qe dyshohet se janë shkaktuar nga përplasja me trenin. Ekspertiza pritet te nxjerre konkluzionet përfundimtare.

Recommended