Ora News në Venecia - Qyteti i të dashuruarve, mijëra turistë kalojnë pushimet në qytetin mbi ujë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shumtë janë ata që i tremben përmbytjes dhe rrezikut të ndërtesave prej guri të vendosura nën ujë të Venecias, i njohur ndryshe si qyteti i të dashuruarve. Por me sa duket përmbytja e vetme që e rrezikon Venecian janë vizitorët që derdhen të shumtë në numër për ta shijuar nga afër aromën e dashurisë.
Bienalja e Arkitekturës është një arsye më shumë për ta vizituar këtë qytet, që nuk i mungon fantazia dhe investimi për të të qenë pararojë e arkitekturës bashkëkohore. Sipas statistikave afro 50 mijë turistë në ditë nga e gjithë bota popullojnë Venecian e njohur ndërkombtarisht për stilin unik arkitekturor.
Edicioni i 15-të i Bienales së Arkitekturës është kuruar nga arkitekti kilian Alehandro Aravena, me temë Raportimi nga Fronti dhe synon të hedhë dritë për çështjet globale tek të cilat arkitektët kanë mundësi të ndikojnë ose të ofrojnë zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qyteti-i-te-dashuruarve-mijera-turiste-kalojne-pushimet-ne-qytetin-mbi-uje/

Recommended