Takimi Rama- Basha, kryeministria propozon të hënën tek Pallati i Kongreseve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edi Rama dhe Lulzim Basha pritet të takohen të hënën e ardhshme në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, për të disktuuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet. Burime kryeministrore konfirmuan për Ora News këtë propozim për takimin, ndërsa selia blu nuk pranoi të komentonte para disktutimi me kabinetin e kryeministrit të modaliteteve të takimit. Vetë kreu i PD, Lulzim Basha kur u pyet mbi takimin dha se ka ende kohë për t?u shprehur.
Tirane- Takimi Rama Basha pritet të ndodhë të hënën 6 qershor, ora 17.00 në Pallatin e Kongreseve. Një pikëtakimi neutrale për të biseduar dy reformat në të rëndësishme, drejtësinë dhe zgjedhjet.
Selia blu nuk ka koment për takimin, por kërkon më parë të diskutohen modalitetet me kabinetin e Kryeministrit.
Formati i takimit të shumëpritur dhe shumëdiskutuar mbetet për tu përcaktuar. Në letrën e mëparshme Rama kishte propozuar Xhafën dhe Finon, ndërsa nga PD përveç Bashës gjasat janë të jetë Bylykbashi i cili drejton reformën zgjedhore dhe aktualisht edhe reformën në drejtësi.
Në kohën kur Ora News konfirmoi detajet e takimit, Kreu i PD Basha që ndodhej në një konferëncë shtypi, dha një përgjigje të rezervuar: ?Do të kemi kohe për të diskutuar për këtë gjë?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/takimi-rama-basha-kryeministria-propozon-te-henen-tek-pallati-i-kongreseve/

Recommended