Berisha kërkon shkarkimin e Veliaj për presion ndaj gjykatës, reagon Bashkia- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka kërkuar nga PD që të nisë proçedurat për shkarkimin e Erion Veliajt pas protestës që bëri përpara Gjykatës një ditë më parë.Berisha e quajti Veliajn rrugaç dhe tha se kërcënoi gjykatësit, duke përbërë një vepër penale. Pas këtyre akuzave ka reaguar Bashkia e Tiranës ka publikuar vendimin për dhënien e lejes së ndërtimit, të firmosur nga ish-kreu i Bashkisë, Lulzim Basha në 14 tetor të 2014.
Nga seanca plenare, ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar grupit parlamentar të PD-së të nisë proçedurat për shkarkimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij me protestën para Gjykatës Administrative të Apelit i ka bërë presion trupës gjykuese që po shqyrton çështjen e ndërtimit të pallatit 17 katësh tek diga e liqenit.
Sali Berisha: I bëj thirrje të kërkojë me urgjencë shkarkimin e tij. Ndërprerje të mandatit duke iu referuar neneve përkatëse të Kushtetutës, ligjeve të këtij vendi të cilat ndalojnë në mënyrë kategorike dhe kanë shpallur vepër penale presionin ndaj gjykatësit, presionin ndaj gjykatave. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të ngrihet fuqishëm në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.
Ish-Kryeministri tha se lejen për ndërtimin pranë Liqenit Artificial e kishte firmosur ai, por për pallate 5 katëshe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-kerkon-shkarkimin-e-veliaj-per-presion-ndaj-gjykates-reagon-bashkia/

Recommended