Bulqizë, nëna fsheh armën e të birit gjatë kontrollit të makinës, policia i arreston- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona janë arrestuar nga policia e Bulqizës, njëri prej të cilëve grua. Arsyeja e arrestimit është armëmbajtja pa leje, pasi atyre ju gjet një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.
Operacioni i koduar ?Gjeologu?, u ndërmor pas informacioneve operative se në një automjet tip Benz që lëvizte në lagjen ?Gjeologu? të qytetit Bulqizë kishte armë zjarri.
Policia nisi aksionin duke ushtruar kontroll në automjetin e përdorur nga shtetasi Luan Ternova, 40 vjeç. Në momentin e kontrollit, çantën ku ndodhej pistoleta e ka marrë shtetasja Sarie Ternova, 58 vjeçe, me qëllim shmangien e kontrollit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nena-fsheh-armen-e-te-birit-gjate-kontrollit-te-makines-policia-i-arreston/

Recommended