I vunë 50 milionë lekë gjobë një biznesmeni, arrestohet pronari i një mobilierie dhe bashkëpunëtori

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy shtetas u arrestuan nga policia pasi i kishin vënë 50 milionë lekë gjobë një biznesmeni. Policia e kryeqytetit bëri me dije se operacioni i koduar ?BISS?, përfundoi me arrestimin e shtetasve Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ?Falsifikim monedhash?, si dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri ?Vllaznia?.
?Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur ?Zogu i Zi? në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/i-vune-50-milione-leke-gjobe-nje-biznesmeni-arrestohet-pronari-i-nje-mobilierie-dhe-bashkepunetori/

Recommended