Ben Blushi: Rama totalisht i paaftë, konkuron me Berishën kush rrënoi më shumë Shqipërinë- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ben Blushi akuzon Edi Ramën se me paaftësinë e tij po keq qeverisë Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit Ben Blushi duke e quajtur Ramën ?totalisht të paaftë? tha se po konkuron me Sali Berishën se kush ka shkatërruar më shumë Shqipërinë.
? Edi Rama është i paaftë për ta qeverisur po e administron shumë keq qeverinë. 4 orë foli kryetari i Rilindjes, 4 herë të tjera ish kryetar i lindjes (Berisha). Nga lindja na kanë ardhur dhe këto, dhe represioni brenda partisë. E vetmja gjë që Edi Rama po bën në tre vjet po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishës. Lyeje si të duash. Po të duash bëje strehë si në kryeministri por gërmadhë mbetet. Konkuron e djeshma me të pardjeshmen. Ndërkombëtarët po na bëjnë qesharakë. Këta dy (Rama- Berisha) konkurojnë me njëri tjetrin: Kush ka shkaktuar më shumë papunësi apo ka hequr më shumë njerëz nga puna, kush ka marrë më shumë borxh publik. Kush e ka rrënuar më shumë ekonominë dhe kanë shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi pa hezitim, është konkurencë. E dëgjova sot foli për tre pika.

Për më shumë lexoni në:

Recommended