Durrës, “Shullazi”/ vendoset sekuestro preventive për ish hotel Vollgën- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Durrësit, me lejen e gjykatës vendos sekuestro preventive për ish hotel ?Vollgën? në Durrës.
Prokuroria ka dyshime se është përfituar me kryerjen e veprave penale të ?Falsifikimit të dokumenteve?, ?Shpërdorimit të detyrës? e ?Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale?.
?Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë. Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt? informon prokuroria.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shullazi-vendoset-sekuestro-preventive-per-ish-hotel-vollgen/

Recommended