Report TV - Pronarët e truallit të zënë do marrin nga 70% të vlerës së parashikuar

  • 7 years ago
Duke nisur nga kjo javë, pronarët, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtues abuzivë, por ndërtimet e të cilëve përfitojnë nga ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje, do të marrin direkt 70 për qind të shumës së parashikuar si dëmshpërblim. Kjo do të shmangë pagesën me shumë këste, siç është vepruar deri tani, për ta zëvendësuar atë me pagesën 70-30.

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi zyrtarisht se, në kuadër të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimet informale, falë punës intensive të stafit të ATP-së dhe me mbështetjen e qeverisë, ka arritur të rrisë masën e kompensimit/shpërblimit për pronarët, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale. Deri në vitin 2013, shpërblimi për këta pronarë ka qenë në masën 57% të vlerës së miratuar. Tashmë, falë fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit, kemi arritur të rrisim masën e shpërblimit, nga 57%, në 70% të vlerës së miratuar.

Recommended