Hoxha: Shembja e Teatrit, ekspozimi më radikal i një sistemi të zhveshur nga çdo vlerë humane

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

I ftuar në Ora News, profesori i Filozofisë dhe këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha u shpreh se me shembjen e Teatrit u shemb një pjesë e moshës së Tiranës si kryeqytet.

Hoxha shtoi se me shembjen e Teatrit u bë ekspozimi më radikal i një sistemi të zhveshur nga çdo vlerë humane.

Elvis Hoxha: Me shembjen e Teatrit kemi shembur një artikulim thelbësor mes gjuhës së trupit, gjuhës së fjalës dhe shpërndarjes demokratike të kësaj fjale. Teatri nuk ka lindur si aftësi e disa tragjedianëve, por ka lindur si transmetim i katastrofave njerëzore në konfigurimin politik të agorës.

Ç?është Teatri? Ishte një kompleks, në qendër të Tiranës, qendër që përmbante njësinë e historinë e Tiranës si kryeqytet, pra, moshën e Tiranës si kryeqytet. Qendra është simboli moshës së Tiranës kryeqytet. Këtë ne e sabotuam. Nuk mund të matet dëmi estetik, pasi ne e dobësuam përbërësin estetik të lëndës politike. Ne detyrimisht nuk po ndërtojmë as demokraci, as ndjeshmëri e as respekt të tjetri, kemi shkatërruar gjithçka.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hoxha-shembja-e-teatrit-ekspozimi-me-radikal-i-nje-sistemi-te-zhveshur-nga-cdo-vlere-humane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended