Ora News –Dokumenti sekret i NATO-s: Ballkani rrezikohet nga Rusia

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

NATO është e gatshme të ndërhyjë në mënyrë operative kur kjo të jetë e nevojshme në mënyrë që të parandaloj konfliktin ndëretnik dhe të promovoj sigurinë dhe stabilitetin.
Kështu thekson dokumenti sekret i NATO-s i cili analizon situatën në Ballkanin perëndimor dhe i cili është miratuar nga Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Aleancës, shkruan e përditshmja kroate ?Veccernji list?, burimet e së cilës duke ju referuar selisë së NATO-s në Bruksel shtojnë se në dokument përshkruhen në detaje dy lloj kërcënime me të cilat ballafaqohen shtetet në Evropën juglindore: sjelljen destabilizuese të Rusisë dhe ekstremizmin dhe radikalizmin në rritje në rritje si dhe pasojat e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.
Në dokument theksohet se janë rreth 260 ushtarë të huaj të cilët nga Bosnje Hercegovina kanë shkuar për të luftuar në krah të organizatave terroriste ISIL dhe Al-Kaeda në Irak dhe Siri.
Radikalizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj nga fronti, detektohen si shkak i rëndësishëm për tu shqetësuar NATO, në pjesën kur dokumenti flet për Bosnje Hercegovinën por theksohet se problem nuk është vetëm Bosnje Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor, por që shtetet e rajonit së bashku me pjesën tjetër të Evropës po ballafaqohen me ekstremizmin në rritje, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarë të huaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/dokumenti-sekret-i-nato-s-ballkani-rrezikohet-nga-rusia/

Recommended