Shmangia e kontrolleve të përsëritura në aeroport - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka aplikuar në konferencën e aviacionit civil në Paris për të përfituar nga projekti ?ONE Stop Security?. Ky projekt parashikon shmangien e kontrolleve të përsëritura, të pasagjerëve shqiptarë në vendet transit të fluturimit. Dorëzimi formal i kërkesës, do të shoqërohet me plotësimin e disa kushteve nga pala shqiptare, siç janë forcimi i elementëve të sigurisë në aeroportin ?Nënë Tereza?. Synimi kryesor është që aeroporti jonë duhet të prodhojë të njëjtën siguri, si aeroportet e tjera europiane. Më pas pasagjerët, shqiptarë do të trajtohen si ata europian në vendet e BE.

Recommended