Ora News –Alarmi për Enver Hoxhën, sondazhi tronditës tregon dështimin e politikës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përceptimi i shqiptarëve për komunizmin dhe Enver Hoxhën i pasqyruar në një sondazh të IDRA-s është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare dhe një dështim i klasës politike që në 26 vjet nuk ka mundur të informojë mbi krimet e tmerrshme të diktaturës. Bilal Kola edhe vetë ish i përndjekur politik i pyetur nga Ora News e konsideroi këtë përfundim si fryt të padijes dhe mungesës së infomacionit. Ndërsa analisti Afrim Krasniqi mendon se vlerësimi i të kaluarës vjen si pasojë e zhgënjimit nga politika aktuale. Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar sondazhin një manipulim të realitetit dhe shprehu keqardhjen për praninë e Ambasadorit të OSBE-së,Bernd Borchardt, në prezantimin e të dhënave.
Shprehja se kush nuk mëson nga gabimet është i destinuar t?i përsërisë ato duket mëse aktuale në rezultatin tronditës të sondazhit të IDRA-s, ku janë pyetur 995 persona mbi të shkuarën komuniste.
49% e të ankentuarve thonë se komunizmi ka qenë një ide e mirë por e zbauar keq, kundrejt 37% që deklaruan në intervista se ishte një ide e keqe dhe zbatuar keq.
Por edhe për figurën e Enver Hoxhës dhe kontributin e tij, gati gjysma e të anketuarëve, 42%, mendojnë se ndikimi i diktatorit ka qenë pozitiv, ndërsa 45% janë përgjigjur se Enver Hoxha ka patur ndikim negativ.
Grupmoshat 16-35 vjeç kanë një mendim më të fortë negativ për kontributet e Enver Hoxhës karahasuar me grupmoshat e tjera.
Ndërkohë që jugu duket se ka mbetur bastion nostalgjik i Enver Hoxhës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alarmi-per-enver-hoxhen-sondazhi-trondites-tregon-deshtimin-e-politikes/

Recommended