Indeksi i tregtisë së lirë, Ekonomi: Të përpiktë me procedurat e CEFTA-s

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është klasifikuar në vendin e 13 në botë për nga lehtësia e të bërit tregti dhe e para në rajon.Fondacioni Heritage ka botuar studimin mbi indeksin e tregtisë së lirë për vitin 2017 ku vendi ynë është përmirësuar me 20 pozicione në renditje. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik u shpreh se përmirësimi i këtij indeksi ka ardhur si rezultat i heqjes së barrierave doganore.
Shqipëria është përmirësuar me 20 pozicione në lehtësinë e të bërit tregti me jashtë.
Fondacioni Heritage ka publikuar studimin e përvitshëm ku Shqipëria renditet në vendin e 13 në botë dhe në vend të parë në rajon.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, u shpreh se ky përmirësim ka ardhur si pasojë e heqjes së barrierave tregtare dhe e zbatimit të proçedurave në kuadër të marrëveshjes CEFTA për tregtinë e lirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/indeksi-i-tregtise-se-lire-ekonomi-te-perpikte-me-procedurat-e-cefta-s/

Recommended