Wake Up/ Indeksi Global të Ëndrrave: 50 % e grave heqin dorë nga ëndrrat e rinisë!
  • 4 years ago
Kur jemi të rinj të gjithë ëndërrojmë për të ardhmen, për profesionin, princin e kaltër apo princeshën e bukur, familjen që do krijojnë etj. Por kur kemi kryer një copë rrugë të jetës e kthejmë kokën pas kuptojmë se shumë nga ëndrrat e rinisë i kemi humbur rrugës. Disa të dhëna nga "Indeksi Global i Ëndrrave" tregojnë se mbi 50 % e grave heqin dorë nga ëndrrat e tyre të rinisë sepse konsiderojnë: 1. ose janë të parealizueshme 2. ose nuk i kanë përmbushur dot për shkak të rrethanave. Ndjekja e një ëndrre nënkupton shumë sakrifica, energji, burime ekonomike apo mbështetje financiare. Arsyet përse gratë i "braktisin" ëndrrat:
-Mungesa e mbështetjes (Studimi tregoi se më pak se 3 % e drejtuesve të kompanive ishin gra dhe 48 % e tyre tregonin se nuk kishin pasur mbështetje për të realizuar ëndrrat e tyre )
-Mungesa e parave (Duke mos qenë kryefamiljare, jo gjithmonë ato kanë mundësi për të investuar për të realizuar në plotësimin e ëndrrave të tyre)
-Mungesa e besimit ndaj seksit femër (Statistikat tregojnë se burrat janë më të besueshëm. Ata aplikojnë për një vend pune nëse plotësojnë 60 % të kritereve ndërsa femrat nëse plotësojnë 100%)
Po pse femrat krahasimisht me meshkujt janë ato që heqin më shumë dorë nga ëndrrat e tyre dhe çfarë duhet të bëjnë femrat që ti shtrëngojnë fort ëndrrat e tyre. Iva Tiço p.sh. u sugjeron grave që të shkojnë të shohin variantin e fundit të librit të adaptuar në film "Little Woman", si një frymëzim për gratë që duan dhe luftojnë për të ndjekur ëndrrën e tyre.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended