Ora News - Ahmeti: Tirana të reagojë për vdekjen e Astrit Deharit, po flet PE

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kërkon një qëndrim nga Tirana zyrtare lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Në studion e lajme të Ora News, Ahmeti tha se kanë kërkuar hetim të pavarur për të vënë drejtësi për Astritin.
Ahmeti: Ne kemi kërkuar hetim të pavarur në mënyrë që të kuptojmë, tashmë është një shqetësim shumë i madh në Kosovë kjo.I thashë dhe kryetarit Veliaj dhe shpresoj të kemi deklarim dhe nga institucionet e Republikës së Shqipërisë sepse po flet Parlamenti Europian. Kemi deputetë të parlamentit belg, të Partisë Socialiste atje, deputetë në Danimarkë, gjithandej në Europë, kemi Amnesty International që kërkojnë hetim të pavarur e drejtësi. Do të ishte mirë që edhe ne si shqiptarë në përgjitrhësi dhe Republika e Shqipërisë të flasin për këtë çështje sepse është e domosdoshme për shëndetin e shoqërisë sonë dhe për shëndetin e kombit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/ahmeti-tirana-te-reagoje-per-vdekjen-e-astrit-deharit-po-flet-pe/

Recommended