Ora News – LIBRA hap sondazhin per buxhetin: Si duhet te votojne dy deputetet?

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Politike LIBRA, e themeluar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, kanë sjell një risi për sa i përket qëndrimit që duhet të mbajë grupi parlamentar mbi projektligjet apo aktet që miratohen në Kuvend.
Është anëtarësia ajo që vendos nëpërmjet një votimi online në websitin zyrtarë se si duhet të votojnë në Parlament themeluesit Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Adela Kallanxhi, Koordinatore: Sot në mëngjes kemi hapur një votim online ku kemi menduar që të mos e lëmë vetëm për anëtarësinë, por për të gjithë personat e tjerë që mendojnë se duhen të ndihen të përfaqësuar.
Ky projkt po aplikohet për herë të parë për sa i përket projektbuxhetit të 2017.
Kallanxhi: Nëse dikush futet në faqen online të LIBRA-s, ka një seksion ku është voto. Në momentin që klikon, i paraqitet fakti që ne po votojmë për buxhetin dhe ku i parashtrohen pikat kryesore të buxhetit dhe në fund pyeten se si mendojnë ata për qëndrimin që duhet të mbajnë dy deputetët tanë javën e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/libra-hap-sondazhin-per-buxhetin-si-duhet-te-votojne-dy-deputetet/

Recommended