Ora News – Presidenti refuzon Jeronim Bazon, s’e dekreton për një mandat të dytë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk ka dekretuar për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Jeronim Bazo. Arsyet e këtij mosdekretimi mësohet se janë shkelja e Kushtetutës që gjenerali ka kryer duke mos raportuar asnjëherë dhe duke mos dhënë asnjë informacion tek Presidenti për planet e veprimit të Forcave të Armatosura si dhe shkelja e ligjit të zinxhirit komuandues të FA, duke hequr nga përdorimi qindra prona pa miratimin e Kreut të Shtetit.
Pasi i përfundoi mandati 3 vjeçar më 7 nëntor, kryeministri Rama dërgoi në Presidencë propozimin për një mandat të dytë dhe të fundit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo.
Por presidenti i Republikës, Bujar Nishani, refuzoi ta dekretonte.
Gjenerali Bazo pretendohet se nuk ka raportuar asnjëherë në 3 vjet tek Presidenti, detyrë që ia ngarkon Kushtetuta.
Për më tepër as nuk është konsultuar për asnjë veprim dhe nuk ka dhënë asnjë informacion për Forcat e Armatosura, duke shkelur kështu Kushtetutën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-refuzon-jeronim-bazon-se-dekreton-per-nje-mandat-te-dyte/

Recommended