Report TV - Çelet Bunk'Art2, Rama:Mjaft me histori të ricikluara, ja e vërteta

  • 8 years ago
TIRANE-?Historia duhet treguar siç është. Historia nuk riciklohet. Ejani e zbuloni sot të vërtetën?. Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë paraditen e së shtunës gjatë inaugurimit të ?Bunk'Art 2?, kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist.

Në inaugurim ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë Milva Ekomomi dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Vizitorët e parë u bënë dhe pjesëmarrësit nga Diaspora në kuadër të Samitit që po mbahet këto ditë në Tiranë, si dhe ideatorët e këtij muzeu, kurator i përgjithshëm i ekspozitës Carlo Bollino e përgjegjësja e kërkimit historik Admirina Peçi.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një frazë të zgjedhur të ish-presidentit francez De Gaulle.

?Të kujtosh me sytë e mendjes nuk mjafton, por edhe shprehja larg syve larg zemrës në histori vjen si klithmë e akullt. Shkuam deri në mosbesim deri në mohim, në racionalizëm banal të historisë?.