Report TV - Shkodër, vidhet xhamia autorët marrin lekët e kasafortës

  • 8 years ago
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, dy persona të paidentifikuar kanë grabitur xhaminë "Ebu Beker" në qendër të qytetit të Shkodrës.

Autorët kanë shpërthyer me levë derën e xhamisë dhe më pas kanë hapur kasafortën, nga ku kanë marrë lekët. Nuk dihet shifra e parave të grabitura. Të hodhat ishin donacione nga besimtarë të ndryshëm.

Shqiptarja.com ka siguruar dhe videon e grabitjes, ku duken dy autorët të pamaskuar me sende të forta në duar teksa i drejtohen xhamisë.

Recommended