Ora News - Sekuestrohen 180 kg marijuanë në një kamion në portin e Durrësit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një sasi prej 180 kg marijuanë është sekuestruar në portin e Durrësit.

Lënda narkotike u zbulua nga policia kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057.

Droga e ndarë në 165 pako ishte fshehur në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-180-kg-marijuane-ne-nje-kamion-ne-portin-e-durresit/

Recommended