Ora News – Borchardt: Keqardhje që ligji për hapjen e dosjeve s’po zbatohet

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, shprehu keqardhjen për mos zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve.
Ai ka theksuar se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për ta.
Borchardt: Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët.
E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin. Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të mëtejshme për ta çuar përpara këtë nismë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/borchardt-keqardhje-qe-ligji-per-hapjen-e-dosjeve-spo-zbatohet/

Recommended