Ora News - Nuk zbatohet ligji, të miturit mund të blejnë lehtësisht pije energjike

  • 5 years ago
#oranews

Edhe pse ka 4 muaj që ka hyrë në fuqi, ligji që ndalon shitjen e pijeve energjike dhe të gazuara nuk ka gjetur zbatim. Të miturit mund t`i blejnë lehtësisht në dyqane edhe pse konsumi i tyre ka efekt negativ në shëndet.

Ligji që ndalon shitjen e pijeve alkolike, energjike dhe të gazuara ndaj të miturve ka hyrë në fuqi prej katër muajsh. Por a zbatohet ky ligj? Për t`ju përgjigjur kësaj pyetje do të na ndihmojë Klajdi.

Gazetarja: Klajdi sa vjeç je?

Klajdi: 15 vjeç.

Gazetarja: Çfarë do të shkojmë të marrim sot?

Klajdi: Do të shkojmë të marrim një pije energjike.

Klajdi iu drejtua dyqanit më të afërt pranë shtëpisë së tij.

Nuk iu desh shumë kohë dhe prej aty doli me një pije energjike, të cilën shitësi nuk duhet t`ja kishte ofruar pasi është në shkelje të ligjit.

Por 15-vjeçari thotë se kjo nuk është hera e parë që ka blerë lehtësisht një pije energjike apo të gazuar.

Klajdi: E kam marrë shumë lehtësisht pijen.

Ligji, që u propozua nga zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, u votua në fund të muajit tetor me votat e mazhorancës dhe kishte për qëllim parandalimin e efekteve negative në shëndetin e të miturve.

Studimet thonë se pijet energjike ndikojnë në shumë sëmundje, duke nisur nga tensioni i lartë i gjakut, ishemia dhe ataku në zemër po ashtu konsumi i tyre shkakton rritjen e nervozizmit dhe stresit.

Por pavarsisht këtij rreziku, ligji nuk ka gjetur zbatim.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është institucioni përgjegjës, por sipas ekspertëve ligji nuk zbatohet për shkak edhe të numrit të ulët të inspektorëve.

Ndër të tjera ligji parashikon gjobë për të rriturit që shoqërojnë dhe u ofrojnë në njësitë tregtare të miturve pije alkoolike apo energjike.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nuk-zbatohet-ligji-te-miturit-mund-te-blejne-lehtesisht-pije-energjike

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended