Përgjaken autostrada Tiranë - Durrës

  • 8 years ago
Përplasja ballore e dy automjeteve shkaktoi 4 viktima në orët e para të mëngjesit të enjtes, në autostradën Tiranë ? Durrës.

Ngjarja ndodhi në orën 4 e 15 minuta në afërsi të Sukthit. Shkak është bërë futja në krah të kundërt e automjetit tip benz që drejtohej nga 36-vjeçari nga Durrësi, Dashnor Deliallisi, baba i dy fëmijëve, emigrant në Greqi.

Ai është përplasur me automjetin ku udhëtonin 3 vajza dhe që drejtohej nga 23-vjeçarja Greta Sherifi nga Saranda.

Në makinën e saj ndodheshin si pasagjere dy mikeshat e saj, Izabela Balla 33 vjeçe që jetonte në Greqi dhe Elona Xhuti 34-vjeçe nga Tirana.

Recommended