Ora News – Nishani kthen ligjin për Dhomat e Tregtisë: Takse e fshehtë për biznesin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Nishani kthen për shqyrtim ligjin për Dhomat e Tregtisë.
Dekreti i firmosur më 18 tetor 2016 mban nr 9769 shoqërohet dhe me argumentet pse vendos rikthimin në Kuvend të ligjit nr. 93/2016 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, ?Për dhomat e tregtisë dhe industrisë?, të ndryshuar? miratuar në Kuvend më 29 Shtator 2016
Përmes këtij ligji është rikthyer anëtarësimi i detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, duke përfshirë personat fizikë dhe juridikë të rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe duke përcaktuar edhe kuotat e detyrueshme të anëtarësimit në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.
Presidenca thotë se përmes këtij ligji anëtarësimi absolut i detyrueshëm krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin. Gjithashtu nëse ndodh kjo atëherë buxheti i Dhomës së Tregtisë është lehtësisht i krahasueshëm me buxhetin e një ministrie apo institucioni tjetër të rëndësishëm?
Në argumentimin e tij pse rikthen ligjin presidenti Nishani nenvizon: Në fakt iniciativa për forcimin e pozitës së dhomave publike të tregtisë (që është në parim një përpjekje pozitive nga ana e qeverisë) po bëhet duke iu vendosur bizneseve një taksë të fshehtë. Ky qëndrim nuk është në përputhje me rregullat bazë të ekonomisë së tregut. Ashtu si vetë subjektet e biznesit, shoqatat e biznesit duhet të kryejnë aktivitet mbi bazën e rregullave që janë të drejta dhe jodiskriminuese.
Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/nishani...

Recommended