Ora News - Grabitjet e bujshme pa autor, kriminelët pa emër jetojnë në liri

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grabitjet më të mëdha që kanë ndodhur dy vitet e fundit janë ende pa autorë. Grabitësit nuk kanë mundur të identifikohen dhe aq më shumë të arrestohen nga policia. Të vetmit që ndodhen të arrestuar apo që janë dënuar, kanë qenë ata që kanë patur rol të dorës së dytë, siç është rasti i Rinasit apo edhe të grabitjeve të tjera spektakolare, ku shumat kanë qenë marramëndëse.
Kur kanë kaluar më shumë se katër muaj nga grabitja spektakolare e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit, ku tre persona të armatosur dhe të maskuar hynë në pistë dhe grabitën afro 1 milion euro të një banke te nivelit të dytë, policia dhe prokuroria nuk kanë ende asnjë të arrestuar si autor të ngjarjes.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitjet-e-bujshme-pa-autor-kriminelet-pa-emer-jetojne-ne-liri/

Recommended