Ora News – Në 52 shtete sekuestrohen 2.4 ton kokainë. Arrestohen 10 shqiptarë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një operacion i koduar ?Ciconi Alba? është ndërmarrë mes 52 shteteve, përfshirë dhe Shqipërinë, duke arrestuar 314 persona të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale si dhe duke sekuestruar rreth 2. 4 ton kokainë
Operacioni ndërkombëtar i cili ka zgjatur për 6 ditë, nga data 10-16 tetor është raportuar sot nga Europol
Mësohet se mes të arrestuarve janë 10 shqiptarë me banim në Gjermani.
Shifrat e operacionit- Gjatë operacionit
-U sekuestruan 2.38 ton kokaine
-U sekuestruan 181.550 Euro.
-U shpëtuan 529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore.
-U arrestuan 314 persona
-U kontrolluan 541.423 shtetas dhe mjete
Në deklaratën e agjencisë së Europol thuhet se gjatë operacionit janë bastisur bordello, sallone masazhi, aeroporte, apartamente si dhe qendra të pritjes së emigracionit.
Objektivi- Qëllimi i këtij operacioni ?ishte ndërprerja e rrjeteve të rrezikshme kriminale aktualisht aktive? duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me emigracionin ilegal, njerëzve dhe trafikut të drogës dhe krimit kibernetik.
Operacioni ?Ciconia Alba? është koordinuar nga Europol nga seli në Hagë dhe kishte qëllim ?një goditje të madhe për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/operacion-nderkombetar-ne-52-shtete-sekuestrohen-2-4-ton-kokaine/

Recommended