Report TV - Rama: Në Këlcyrë, shatërvani tamam fytyra e PD, si legen blu

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama rrëzon tezen që demokratët nuk investojnë në Bashkitë e e fituara nga e djathta. Por sipas Ramës, pavarësisht financimeve që ofron qeveria, paratë shkojnë në projekte që ai i cilësoi, të shëmtuara.

Në një takim të sotëm me banorë të Sukës në Këlcyrë të Përmetit, Rama është ndalur në investimet në zonë, duke u shprehur se pavarësisht se në Përmet, kryetari i Bashkisë është i PD, qeveria ka financuar disa herë më shumë sesa ka financuar PD kur ishte në qeveri.