Report TV -'Rama ik...', nis protesta e PD në Shkodër, Bardh Spahia: Ta harrojnë marrjen e Shkodrës
  • 5 years ago
Me thirrjet 'Rama ik' ka nisur protesta e militantëve të PD në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie. Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët e PD, mes tyre edhe Bardh Spahia, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë skenar por vetëm një protestë e qetë kundër konstituimit. Ai ndër të tjera ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave.

" Sot Shkodra është në shesh kundër farsës së 30 qershorit është e turpshme. Ata nuk arritën të marrin 5% të votave. Nuk patën kurajo të ngrinin zërin kundër krimit e sot të përfaqësojnë Shkodrën. Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor. Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar është e qetë." ka thënë Bardh Spahia.
Recommended