Report TV - Bie interesi për universitetin e Gjirokastrës, 880 kuota të lira

  • 8 years ago
Ndërkohë që maturantët ankohen se reforma në arsimin e lartë u mohoi atyre të drejtën për të filluar studimet e larta, në Universitetin e Gjirokastrës ka 880 vende të lira dhe shumë degë janë braktisur nga studentët.

Nëse u referohemi statistikave, nga viti në vit, numri i studentëve që ndjekin studimet në Universitetin ?Eqrem Qabej? ka ardhur në rënie. Nga 1180 kuota të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit këtë vit, vetëm 300 studentë kanë shfaqur interes për të ndjekur studimet pranë këtij universiteti.

Recommended