Report TV - Tiranë, sekuestrohet 700 gr kokainë, 3 persona në pranga

  • 8 years ago
Një sasi prej 700 gramë kokaine është kapur në Tiranë ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.

Pas informacioneve të marra, efektivë të antidrogës kanë rënë në gjurmët e grupi që trafikonte kokainë.

Operacioni antidrogë u zhvillua sot tek zona e ?Pazarit të Ri? tek rruga ?5 Maji? në kryeqytet. Pas thirrjeve të policisë, 3 personat e dyshuar si trafikantë nuk i janë përgjigjur thirrjeve të policisë.

Për këtë arsye, efektivët kanë qëlluar në ajër dhe më pas kanë neutralizuar të dyshuarit si trafikantë, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.
Gjatë operacionit u sekuestrua 700 gramë kokainë dhe një armë tip pistoletë.

Recommended