Report TV - Tahiri: Vijon monitorimi i të gjithë territorit për të asgjësuar kanabisin

  • 8 years ago
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Policisë italiane.

Tahiri theksoi bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm dhe rezultatet pozitive falë tij, si edhe ndihmën e dhënë policisë shqiptare në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve dhe paligjshmërisë në tërësi.

Ndërkohë u evidentua fakti se me mbështetjen e qeverisë italiane, edhe këtë vit po monitorohet territori i vendit, për të identifikuar dhe asgjësuar bimët narkotike.

Ministri shtroi nevojën për mbështetjen edhe të parterëve të tjerë, për të pasur rezultate sa më solide në luftën kundër krimit të organizuar.

Palët ranë dakord për rritjen e shkëmbimit të informacioneve në kohë reale në aspektin operativ, si dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit.

Ministri Tahiri u dorëzoi Çertifikatë Vlerësimi, numrit 2 të policisë italiane Antonio Cufalo dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gennaro Capoluongo, në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar që kanë dhënë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit.

Recommended