Ora News –Opozita nuk voton ligjin për Prokurorinë, kundërshti për 6 pika

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka ndjekur të njëjtën rrugë si me ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke mos marrë pjesë në votim edhe për ligjin për organizimin e prokurorisë.
Janë 6 çështje thelbësore që ekspertët demokratë propozuan për ligjin që sipas tyre nuk u morën parasysh nga maxhoranca.
Nënkryetari i Komisionit të Reformës të drejtësisë, Oerd Bylykbashi foli për përkeqësim të ligjit për prokurorinë.
Bylykbashi: Ligji shkon dhe përkeqëson rolin e Prokurorit të Përgjjithshëm, duke dobësuar dhe çuar gravitetin tek drejtuesit e Prokurorive të rretheve, gjë që nuk është parashikuar nga Kushtetuta.
Maxhoranca e miratoi e vetme ligjin në terësi, ndërsa relatori Ulsi Manja e vlerësoi se tashmë ligji për prokurorinë është i mbyllur.
Manja: U pranuan dhe u vlerësuan sugjerimet dhe vërejtjet e disa kolegëve anëtarë të Komisionit të reformës në drejtësi dhe mund të themi që ligji për organizimin e dhe funksionimin e Prokurorisë tashmë konsiderohet i mbyllur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-nuk-voton-ligjin-per-prokurorine-kundershti-per-6-pika/

Recommended