Nis dialogu per ligjin per Prokurorine Publike

  • 4 years ago
Ka përfunduar takimi i LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga ana e opozitës janë paralajmëruar propozime dhe vërejtje ndaj propozim-ligjit të ri, kurse takimi i ri i grupeve të punës pritet në fund të javës ose javën e ardhshme.

Për opozitën, ?mollë sherri? vazhdon të mbetet zgjidhja e pabalancuar ligjore, ku nuk garantohet pavarësia e Prokurorisë Publike. Ndërkohë për miratimin e këtij ligji bëri thirrje edhe Zv/Kryeministri, Bujar Osmani.

?Nevoja për miratimin me 2/3 të Ligjit për Luftë Kundër Korrupsionit të nivelit të lartë ka edhe rëndësi simbolike, për shkak se tregon përkushtimin dhe konsensualitetin e të gjitha partive në vend të kyçen në këtë luftë. Kjo çështje është fiksuar në perceptimin e disa anëtarëve të BE-së si parakusht për vendosjen e shtetit juridik?.

Opozita shqiptare përgënjeshtron liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se ka mbështetjen e tyre për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas tyre, Zaev nuk ka komunikuar me liderët opozitar.

Derisa dy liderët Zaev e Mickoski ende mbeten në qëndrimet e tyre rreth këtij ligji, Bashkimi Evropian dhe faktori ndërkombëtar tashmë kanë ndezur alarmin që përbërja aktuale e parlamentit ta votojë Ligjin për Prokurorinë Publike, me qëllim që vendi të dëshmojë progresin para takimeve të nivelit të lartë të BE-së.

Tv Klan