Ora News –Importi i plehrave, Hafizi: Rikthimi i ligjit, pabesi ndaj qytetarëve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthimin e neneve të ligjit për importin e plehrave në Shqipëri, për deputeten Mimoza Hafizi është një pabesi e qeverisë ndaj qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, Hafizi tha se nënet që u hodhën poshtë 3 vjet më parë, tashmë po rikthehen përsëri dhe sipas saj kjo demotivon mbledhjen dhe shfrytëzimin e mbeturinave shqiptare.
Hafizi: Ky projektligj synon lejimin e importit të plehrave në Shqipëri përmes disa neneve që janë hedhur poshtë 3 vite më parë në ligjin e 10 tetorit 2013. Unë i mbetem të gjitha argumenteve me të cilat kjo mazhorancë e ndaloi importin e plehrave tre vjet më parë. Ka një argument të fortë politik, ligji i tre viteve më parë e bëri të pamundur zhvillimin e një referendumi, i cili ishte kërkuar përmes 65 mijë firmave dhe meqe ligji e hodhi poshtë importin e plehrave atëherë referendimi u konsiderua i panevojshëm. Prandaj fakti që ne rikthejmë nenet e ligjit kjo është një pabesi dhe mosbesim që kjo qeveri dhe mazhornacë kërkon të tregojë ndaj qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/importi-i...

Recommended