Ora News –“Drejtësia”, paketa ligjore mbyllet javën që vjen

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e sotme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi ishte një mbledhje konstruktive mes palëve politike. Kjo u pohua nga tre përfaqësuesit, Majko, Bylykbashi dhe Vasili.
Socialisti Majko tha se brenda javës do të mbyllet paketa ligjore për reformën në drejtësi.
Majko: Ajo që është e rëndësishme është që javen që vjen e mbyllim historin e pakëtës ligjore. Kemi diskutuar, kemi mbledhur opinionet e ndërkombëtarëve, po presim edhe opozitën të japë mendimin e fundit dhe javen tjetër e mbyllim. Nesër do të mblidhem prap në orën nëntë, do të vazhdojmë të premte të punojmë dhe do ryajmë intestine që ti japim fund paketës ligjore.
Bylykbashi: Sot komisioni diskutoi kalendarin për 6 ligjet. Ne si opozitë, me qëllim që të jetë një diskutim i shëndetshëm, real, jo i sforcuar, jo i nxituar deri më sot i këtyre 6 ligjeve thelbësore të bëhet me dy faza. Pra deri në datën 22 u ra dakord që të shqyrtohen ligjet kryesore sic janë ligji për SPAK dhe Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pra për këtë strukturë, ligji për organet e sistemit të drejtësisë dhe jemi të gatshëm që në datën 22 të jetë gati ligji për gjykatën kushtetuese. Do shohim nëse është e mundur edhe ligji për Prokurorinë brenda kësaj date. Por qëllimi që u ra dakord që diskutimi të jetë i shëndetshëm dhe jo i nxituar. Fati i Vettingut varet nga sa mazhoranca është e gatshme të mos shkellë kushtetutën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komisioni-i-posacem-i-drejtesise-pd-kerkon-ndryshim-programi/

Recommended