Ora News - Si po lirohen të dënuarit përjetë? Flasin juristët: Ja dispozita ligjore që po përdoret
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Përfitimi i lirisë me kusht ndërsa kanë mbi supe një dënim me burgim të perjetshëm është një e drejtë ligjore, që i takon dhe është vendosur nga ligjvënësi, por për të dënuar specifikë që kanë kryer pjesën maksimale të dënimit dhe janë treguar shembullorë në institucion.

Kështu është shprehur për RTV Ora avokati Baftjar Rusi i cili sqaron edhe bazën ligjore që po shfrytezohet nga të dënuarit.

Rusi: Kodi Penal e parashikon një gjë të tillë, mos gabohem është neni 64 i Kodit Penal. Për të dënuarit me burgim të përjetshëm, në raste tepër të veçanta kur ai gjatë gjithë pjesës që ka vuajtur dënimin nuk duhet të ketë bërë asnjë shkelje.

Avokati pranon se në shumë raste kjo dispozitë po keqpërdoret nga gjyqtarë të caktuar të cilët perdorin standart të dyfishte për të dënuarit e tjere që u kanë mbetur pak vite burg

Rusi: Do thoja që është shumë e papranueshme që një gjyqtar që merr guximin që liron të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe nuk i jep atyre që kanë një dënim më të ulët.

Shqipëria nuk ështe e vetmja që e ka këtë praktikë. Ajo aplikohet edhe ne vende te tjera

Nëse një i dënuar me burgim të përjetshëm ka kryer 25 vite që ka qënë dënimi maksimal në kohën kur ka kryer veprën ose 35 vite pas ndryshimeve të bëra së fundi dhe ka treguar sjellje të mire gjatë kohës së qëndrimit në institucion atëhere atij i lind e drejta të kërkojë liri me kusht kerkesë që miratohet apo rrëzohet nga gjykata.

Ndërsa për të denuarit të cilet kanë dënime te tjera e drejta për perfitim te lirisë me kusht i lind pasi kanë kryer 3 te 4 e dënimit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/si-po-lirohen-te-denuarit-perjete-flasin-juristet-ja-dispozita-ligjore-qe-po-perdoret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended