Ora News – Nesër nis shkolla, Nikolla uron mësuesit dhe nxënësit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nesër nisi viti i ri shkollor dhe 27 mijë vogëlushë do të dëgjojnë për herë të parë zilen e shkollës. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka përcjellë urimet për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, duke garantuar përkushtim në dhënien e dijeve. Me prioritet, tha Ministrja, do të shihen fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit që japin mësim në shkollat në zonat e thella rurale.
Ditën e martë nis viti i ri shkollor. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen 27 mijë vogëlushë.
Ministrja Nikolla ka përcjellur urimet me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit.
Nikolla:?Një urim e zotim të veçantë për fëmijët në nevojë, me aftësi të kufizuar e jetimë, për fëmijët nga komuniteti rom e egjiptian.Zotohemi se do të bëjmë dhe më shumë për ju krahas gjithë fëmijëve të tjerë.Po ndërtojmë, hap pas hapi, vetëdijen për ta ndryshuar mënyrën e të nxënit që ju është ofruar deri më sot, me të nxënit për të cilin ju keni nevojë?.
Puna më e vështirë është për mësuesit që punojnë në zona të thella rurale që përballen me terren të vështirë dhe distanca të largëta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neser-nis-shkolla-nikolla-uron-mesuesit-dhe-nxenesit/

Recommended