Report TV - Nesër Kurban Bajrami, Bruçaj: Të gëzojmë sa më shumë zemra

  • 8 years ago
Besimtarët e myslimanë festojnë nesër festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane pas Fitër Bajramit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Bruçaj bën apel që të solidarizohemi me fqinjët dhe njerëzit në nevojë dhe të gëzojmë sa më shumë zemra.

Kreu i Komuniteti Mysliman Shqiptar në mesazhin e tij për Kurban Bajramin bën thirrje që të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë.

Recommended