Report TV - COVID-19/ Ambasadorja e Suedisë për Report TV: Qeveria të dëgjojë më shumë popullin
  • 4 years ago
TIRANE-Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, në një intervistë për Report Tv i bën thirrje shtetit shqiptar të dëgjojë më shumë popullin teksa vendi po shkon drejt lirimit të masave të marra për pandeminë Covid. Ambasadorja flet edhe për 2 fëmijët që ka në Suedi dhe mënyrën si po e përballon këtë situatë. Suedia nuk ka marrë masa drastike kundër COVID-it, ndërsa deri tani janë regjistruar 26670 të prekur dhe 3,256 të vdekur.Ambasadorja e Suedisë intervistë për Report Tv
-Të gjithë jemi përballur me momente të vështira këtë periudhë. Si fillim doja të dija sip o e përballoni ju dhe familja juaj?
Mirësevini në rezidencën suedeze. Jam shume e kënaqur që jeni këtu. Unë jam bashkë me bashkëshortin tim këtu në Tiranë. Burri im është shkrimtar dhe për të kjo është një periudhë e zakonshme se ai gjithmonë rri në shtëpi kështu që më thotë se të gjithë tani po jetojnë si poetë dhe shkrimtarë. Unë jam mirë, shpenzoj shumicën e kohë në rezidencën suedeze por gjithashtu shkoj gjtihashtu dhe në ambasadë për të takuar grupin e vogël që punon aty.
Recommended