Report TV - Rrëshen, dy persona të maskuar vrasin drejtuesin e OSHEE-së

  • 8 years ago
Dy persona të maskuar kanë qëlluar sot për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që Gjergj Prenga ka mbetur i plagosur.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se Jaku është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij.

Pas atentatit, ku mbeti i vdekur Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët kanë braktisur makinën tip 'Benz' në fshatin Gallatë të Kurbinit, aty ku forcat e FNSH-së të ardhura nga Lezhë dhe nga Shkodra po vazhdojnë aksionin për t'i arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin që ndodhet jo më larg se 20 metra larg komisariatit të policisë Rrëshen.

Recommended