Report TV - Rrëshen, dy persona të maskuar vrasin drejtuesin e OSHEE-së

  • 8 years ago
Dy persona të maskuar kanë qëlluar sot për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se Jaku është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij.

Ngjarja ka ndodhur në pak minuta dhe dëshmitarët kanë thënë se autorët menjëherë pas krimit janë larguar me automjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin që ndodhet jo më larg se 20 metra larg komisariatit të policisë Rrëshen.

Recommended