Report TV - Manja: Asgjë s'e pengoi Llallën të hetojë zyrtarët e lartë,vetëm vullneti

  • 8 years ago
Asgjë s?e ka penguar prokurorin e përgjithshëm të hetojë zyrtarët e lartë. I këtij mendimi është Ulsi Manja, anëtar i komisionit të reformës në drejtësi për pretendimin e organit të akuzës se ndryshimet kushtetuese e kanë futur në ngërç. Në studion e Report TV ai thotë se ligjërisht çdo gjë është e zgjidhur.

Anëtari i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, Ulsi Manja ka deklaruar gjithashtu se megjithëse gjyqtarët që japin dorëheqjen nuk do ti nënshtrohen vettingut, ata mund të hetohen nga organet e drejtësisë nëse kanë shkelur ligjin.

Në një intervistë për Report TV, Manja theksoi se vettingu është një proces hetimi administrativ.

?Gjyqtarët që japin dorëheqjen nuk i nënshtrohen vettingut, por kjo nuk është një lloj amnistie. Vettingu është një proces hetimi administrativ. Dorëheqja duhet të depozitohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e vettingut. Mund të ketë shumë arsye për dhënie dorëheqje. Gjyqtarët që nuk i nënshtrohen vettingut, mund të hetohen më pas nga organet e drejtësisë?, deklaroi Manja.

Manja theksoi se PD do e cojë ligjin e vettingut në kushtetuese. Sipas tij, PD e ka bërë të qartë këtë në Komisionin e Reformës, pasi deklaroi se do ankimojë ligjin. Ankimimin në Kushtetuese i Vettigut, Manja e sheh si strategji politike të PD.

?PD do e çojë ligjin në kushtetuese, e tha qartë në komision. Në morëm në konsideratë një pjesë të amendamenteve. Dërgimi në kushtetuese është pjesë e strategjisë politike të PD.Vetëm një vendim për pezullimin e ligjin e ndalon vënien në punë. Nëse nuk ka vendim, ankimimi nuk e pezullon zbatimin e ligjit. Pretendimet e opozitës janë antikushtetuese?, deklaroi Manja.

Sipas deputetit socialist mosvotimi i vettingut nga opozita ishte një vendim politik. Ai synonte shtyrjen në kohë të zbatimit të reformës në drejtësi.

?Bojkoti i opozitës ishte politik. Opozita bashkoi votat me 22 korrik, atë natë mbaroi loja politike. 7 projektligjet i hapin rrugë zbatimit të reformës. Opozita nuk votoi sepse ka interesa politike dhe do të shtyjë në kohë miratimin e reformës. Thelbi i reformës në drejtësi është vettingu. Opozita synonte bllokimin e ligjit për të shtyrë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Ligji i vettingut është tërësisht procedural. 90% e tij është e zbërthyer në aneksin kushtetues. Ligji edhe mund të mos ishte miratuar, pasi aneksi kushtetues është i qartë se si mund të bëhet rivlerësimi i gjyqtarëve. Por ne vendosëm që të banimin ligjin e vettingut?, deklaroi Manja në Report Tv

Deputeti i PS deklaroi gjithashtu se me miratimin e ligjit nis menjëherë zbatimi i tij. Çdo gjyqtar e prokuror i nënshtrohet vettingut pa asnjë përjashtim dhe procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët. Procesit mund ti nënshtrohen edhe gjyqtarët që janë shkëputur 3 vitet e fundit nga sistemi. Nëse kalojnë testin mund t?i bashkohen sërish drejtësisë.

"Ata që do të bëjnë vettingun do vëzhgohen nga OMN, do kenë akses nw çdo database. Me hyrjnen në fuqi të ligjit, çdo gjyqtar e prokuror i nënshtrohet vettingut pa...

Recommended