Report TV - Pamje nga vendi i ngjarjes në Fier

  • 8 years ago
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëlluar sot me armë zjarri në drejtim të një automjeti, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ?Rrethrrotullimi? në qytetin e Fierit, teksa efektivi ka qenë në gjendje të dehur.

Menjëherë kolegët e tij kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që ka vënë në pranga efektivin.

Efektivi qëlloi me armë mjetin Volkswagen Passat me targë AA 899 CM

Ja njoftimi paraprak i policisë
Informacion paraprak.
Më datën 31.08.2016, rreth orës 18:30, nê lagjen ?1 Maj? Fier, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Parkut? dy punonjës policie të FLO Fier janë konfliktuar me disa shtetas
Gjatë konfliktit është shkrepur arma e një prej punonjësve të policisë.
Nuk ka të dëmtuar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier të dy punonjësit e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Recommended