Ora News- Nis ndërtimi i shkollës 9 vjeçare “Hoxha Tahsim”, gati shtatorin tjetër

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbajtja e premtimit për ndërtimin e 20 shkollave fillon me shkollën 9 vjeçare ?Hoxha Tahsin?, të cilën Bashkia e Tiranës po e rindërton, duke e çuar kapacitetin e saj në një mijë nxënës.
Punimet janë në fazën e hedhjes së themeleve dhe ato u ndoqën nga afër nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti Besnik Bare dhe Administratori i Njësisë nr. 2, Elez Gjoza.
Pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, kryebashkiaku Veliaj garantoi se shkolla do të ofrojë jo vetëm më shumë vende, por edhe kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit që do ta frekuentojnë atë.
?Jam shumë i mbresuar që në një periudhë shumë të shkurtër janë hedhur themelet për shkollën e re. Jemi në një situatë kritike në Tiranë, për disa arsye: së pari, kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, çka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja. Ndërkohë që ne përgatisim projektin e madh se si në partneritet publik-privat do të fillojmë menjëherë ndërtimin e 20 shkollave, është shumë e rëndësishme që ato financa që kemi mbledhur këtë vit, të fillojmë t?i disbursojmë në këto investime?, tha Veliaj.
Ai shtoi se shkolla e re do të jetë gati të presë nxënësit shtatorin e vitit tjetër, ndërsa theksoi se projekti parashikon dyfishimin e numrit të nxënësve në raport me atë që ofronte shkolla e vjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-shkolles-9-vjecare-hoxha-tahsim-gati-shtatorin-tjeter/

Recommended