Ora News- Dinamika e vrasjes tek “Zogu i Parë” dhe seriali i hakmarrjes 1 vjeçare

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe çon për gjykim tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë të një viti më parë në bulevardin ? Zogu i Parë? në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur me 27 maj 2015.
Të akuzuarit janë dy shqiptarë dhe një italian. Konkretisht vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia, të cilët akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.
Seriali i hakmarrjes mes Doçëve dhe Sulkut
Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i ka paraqitur Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze.
Në Dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-Stadiumit ?Dinamo?, në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dinamika-e-vrasjes-ne-bulevard-seriali-i-hakmarrjes-nga-shqiperia-ne-hollande/