Report TV - Meta me të rinjtë në Jalë: 26 vjet dhe vendi ka konflikt të tepërt politik

  • 8 years ago
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në hapjen së Kampingut e LRI-së në Jalë ose siç quhet ndryshe Akademia Politike Verore e LRI-së, ku marrin pjesë rreth 1500 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe që zhvillohet për të nëntin vit radhazi.

Kryetari i LSI-së theksoi se problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike dhe konfliktet e tepërta e të panevojshme politike.

"Problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike, sepse u bënë 26 vjet dhe vendi ende ka një konflikt të tepërt dhe të panevojshëm politik aq më tepër jo për çështjet më substanciale", u shpreh Ilir Meta.

Ndër të tjera kryetari Ilir Meta vlerësoi bashkëjetesën fetare se jemi të kujdesshëm dhe nuk vazhdojmë të kultivojmë e mbrojmë këtë bashkëjetesë.

"Ne jemi një model bashkëjetese brenda vendit tonë, i harmonisë fetare, por edhe këtë nuk duhet ta mendojmë se do ta kemi gjithmonë në rast se nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk vazhdojmë ta kultivojmë e mbrojmë këtë bashkëjetesë nga çdo tendencë për të krijuar konflikte", u shpreh Ilir Meta.

Recommended